Shosholli tregon një detaj se si kroati ishte çartur: Bllazheviq më pyeti: Pse po mendon me fut Shefqet Sinanin? 

Futboll

Shosholli tregon një detaj se si kroati ishte çartur: Bllazheviq më pyeti: Pse po mendon me fut Shefqet Sinanin? 

Nga: Kemajl Goca Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 13:34
Shefqet Sinani dhe Ajet Shosholli

Ish selektori i parë i Kombëtares së Kosovës (1991-1996) po ashtu edhe në periudhën e pasluftës, Ajet Shosholli, trajneri i mirënjohur, që nga fundi i nëntorit të vitit 1984 deri në prill të vitit 1985, ka qenë kryetrajner i gjeneratës së artë të KF Prishtinës së kohës së kapitenit Fadil Vokrri, zbulon një detaj interesant për legjendën e futbollit Shefqet Sinani, që dje ka ndërruar jetë.    

“Shefqeti ka qenë një futbollist shumë i shpejt, luftarak, pastaj ka qenë futbollist që i ka kryer detyrat shumë me përkushtim, të cilat i janë parashtruar. Është veçuar në kryerjen e detyrave me përpikëri. 

Diku në pranverën e vitin e vitit 1985, përndryshe ishte kryetrajner Mirosllav Çiro Bllazheviq, unë kam qenë atëkohë ndihmësi i parë i tij, Çira para çdo ndeshje, bashkëpunëtorëve iu kërkonte që t’ia bëjnë formacionin startues, pastaj vendoste vet. 

Image

Bllazheviq

Unë ia dhash që Shefqeti të jetë në formacionin e parë. 

Çiro më pyeti: Pse po mendon me fut Sinanin? Ia ktheva: Ai çdo ndeshje që kemi pasur me Cërvena Zvezdën, ka qenë në nivelin më të lartë.

Përndryshe atëkohë Millosh Shestiq i Zvezdës, ishte një ndër lojtarët më të mirë, shumë i shpejtë,  depërtues, në formë jetike, kështu që i thash që Shefqeti gjithmonë mirë ka dalur me Shestiqin, e ka ndalur mjaft mirë.

E drejtë e shefit të shtabit teknik ka qenë me u përcaktuar, ai u përcaktu për një futbollist tjetër.  Shefqeti nuk u inkuadrua fare.

Filloi ndeshja dhe në pjesën e parë Zvezda udhëhoqi me 3:0 përmes Shestiqit shumë të mirë.  
Pasi u krye pjesa e parë, Çiro duke shkuar korridorit po i thotë vetes: “Çfarë trajneri je ti kur e dëgjon ti çdo kënd”. 

Ai vetveten e kritikonte. Ai aludonte në dikë që kishte ndikuar te ai”, tregon Shosholli për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Ndeshja me Zvezdën ishte luajtur në stadiumin “Marakana” me 12 qershor në vitin 1985 dhe Prishtina humbi me 3:0 në kuadër të javës së 31-të të Ligës së Parë të ish Jugosllavisë.

Shosholli thotë se me Shefqet Sinanit ishin të parë që i thanë jo garave me klubet ish jugosllave dhe të Serbisë. 

“Edhe në anën kombëtare Shefqeti ka qenë shumë i fortë. E  kam pas bashkëpunëtor, kur kemi dhënë dorëheqje në Kuvendin Komunal të Prishtinës. I thash: Shefqet unë do të jap dorëheqje! Ai ma ktheu: Edhe unë baca Ajet, jam bashkë me ty.

Edhe në çështje kombëtare ka qenë shumë i vendosur. Edhe ai mu bashku në dorëheqjen me 15 gusht të vitit 1991”, thotë Shosholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat