Arbëria triumfon në çastet e fundit kundër Drenicës

Futboll

Arbëria triumfon në çastet e fundit kundër Drenicës

Nga: Kemajl Goca Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 14:53
Arbnor Morina

Kryetrajneri i Arbërisë nga Dobraja e Madhe, Arbnor Morina, sikur në qiellin e shtatë, për faktin se në çastet e fundit e mposhtën me rezultat 1:0 Drenicën nga Skenderaj, në takimin që u zhvillua në stadiumin e Flamurtarit të Prishtinës.

Ndeshje mesatare dhe nëpër një mot të mirë.

Në minutën e 65-të, Bledar Devolli ndëshkohet me karton të kuq, Drenica mbetet pa kryetrajner. 

Në minutën e 89-të, Hysen Bytyçi mposht portierin Imerin dhe siguron fitoren e madhe të Arbërisë. Mbrojtja e Drenicës nuk e bëri si duhet kurthin e ofsajdit dhe kjo i kushtoi.

Arbëria ngrihet në vend të gjashtë me 20 pikë, ndërsa Drenica bie në pozitën e tetë me 18 pikë pas 16 jave të luajtura në elitën e futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat