Të harrohet sa më shpejt derbi

Futboll

Të harrohet sa më shpejt derbi

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 12:02
Pirlo

Të harrohet sa më shpejt derbi.

Juventus nuk ka shumë kohë për të festuar fitoren kundër Torino-s.

Të martën e ardhshme do të luhet sfida kundër Barcelona-s në javën e fundit të fazës me grupe të Champions League.

Për sfidën e Camp Nou, Andrea Pirlo duhet të bëjë disa ndryshime mes lojtarëve, por jo në skemë. Do të luhet përsëri me 4-4-2, me CR7 në sulm i mbështetur nga Morata dhe jo Dybala, sipas Tuttosport.

Në krahun e majtë mund të jetë Ramsey, i aktivizuar në fundin e ndeshjes së djeshme kundër Torino-s, ndërsa në qendër të mesfushës duket se do të kthehet Arthur në krah të McKennie, me këtë të fundit që shënoi dje.

Tre lojtarë janë në garë për një vend në krahun e djathtë: Kulusevski, Bernardeschi e Chiesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat