Ylli i Juventusit e paralajmëron Barcelonën

Futboll

Ylli i Juventusit e paralajmëron Barcelonën

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 12:34
Juventus

Weston McKennie e ka pranuar se Juventusi hasi në shumë vështirës në derbin e fituar 2:1 kundër Torinos të shtunën dhe e ka paralajmëruar Barcelonën para takimit të kthimit në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori amerikan e shënoi golin e barazimit në fitoren e vështirë të Juves kundër rivalit të qytetit të shtunën në Serie A.

“Ishte ndeshje e vështirë, ne vuajtëm në pjesën e parë sepse nuk e patëm ritmin e duhur”, tha McKennie për Sky Sport.

Juventusi do të udhëtojë drejt Spanjës për t’u përballur me Barcelonën në mesjavë, në atë që do të jetë ndeshja e fundit në grup në Ligën e Kampionëve.

“Ne mezi presim të përballemi me Barcelonën. Do ta studiojmë lojën e tyre dhe do ta gjejmë mënyrën për ta marrë rezultatin më të mirë”, shtoi ai.

Barcelona e fitoi 2:0 ndeshjen e parë në Allianz Stadium në tetor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat