Probleme

Futboll

Probleme

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 13:32
Osimhen

Napoli ka udhëtuar drejt Kalabrisë ku do të përballet pasditen e sotme me Crotonen në sfidën e vlefshme për javën e 10 të kampionatit italian, megjithatë trajneri Gennaro Gattuso nuk do të ketë sërish në dispozicion sulmuesin Victor Osimhen.

I dëmtuar në nëntor në një ndeshje me kombëtaren e Nigerisë, sulmuesi vijon të mbetet ende në infermieri dhe lajmet që vijnë nuk janë aspak optimiste, pasi Osimhen pritet të qëndrojë jashtë fushave edhe për të paktën dy javë.

Gattuso po ngulmon që ta ketë në dispozicion për sfidën e 16 dhjetorit ndaj Interit, por mjekët nga ana tjetër japin garanci vetëm për ndeshjen e datës 20 dhjetor ndaj Lazios, një tjetër përballje mjaft e rëndësishme për Napolin.

Sot ndaj Crotones pritet të luajë nga minuta e parë sulmuesi tjetër Andrea Petagna, i cili gjithsesi nuk ka arritur të hyjë mirë në mekanizmat e lojës së Gattusos, ndaj rikthimi i Osimhen mezi pritet nga tekniku napolitan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat