‘Nuk mund të vrapoja dhe të merrja frymë!’ – Pogba thotë se i është dashur ‘kohë e gjatë’ për t’u rikuperuar nga coronavirusi

Futboll

‘Nuk mund të vrapoja dhe të merrja frymë!’ – Pogba thotë se i është dashur ‘kohë e gjatë’ për t’u rikuperuar nga coronavirusi

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 14:23
Paul Pogba

Ylli i Manchester Unitedit, Paul Pogba ka pranuar se i është dashur një ‘kohë e gjatë’ për t’u rikuperuar fizikisht nga coronavirusi dhe se ai ‘nuk mund të vraponte” gjatë ndeshjes së parë të sezonit.

Pogba u diagnostikua me Covid-19 më 27 gusht, e cila e detyroi atë të tërhiqet nga skuadra kombëtare e Francës për ndeshjet e parapara në atë kohë.

Francezi kaloi 10 ditë në karantinë përpara se të kthehej në stërvitje të plotë me Unitedin, dhe më pas u emërua në 11-shen startuese të Ole Gunnar Solskjaer për ndeshjen hapëse të Ligës Premier kundër Crystal Palace në 19 shtator.

27-vjeçari luftoi ndërsa Djajtë e Kuq humbën 3-1, humbje e cila shënoi fillimin e një humbje alarmante të formës për një lojtar i cili kishte qenë integral gjatë fundit të sezonit të kaluar ku Unitedi e mbylli në vendin e tretë.

Pogba ka qenë brenda dhe jashtë formacionit të Solskjaer që kur shkaktoi penalltinë që i dha Arsenalit një fitore 1-0 në Old Trafford më 1 nëntor, shkaku edhe i konkurrencën së madhe për një vend në mesfushë.

Megjithatë, Pogba ka zbuluar se rënia e formës së tij ka ardhur shkaku i infektimit me coronavirus, i cili ndikoi shumë në aftësinë e tij fizike.

“Është e çuditshme, është e vështirë të shpjegohet sepse nuk do ta kuptonit. Edhe në stërvitje, unë i thosha trajnerit të fitnesit se ndihem çuditshëm. Nuk jam vetja”, ka thënë fillimisht Pogna në faqen zyrtare të Unitedit.

“Unë lodhem shumë shpejt dhe marr frymë me të vërtetë shpejt. Në ndeshjen e parë të sezonit, nuk mund të vrapoja. Po provoja, por nuk mundesha”.

“Fola me menaxherin: Unë do të filloj lojën dhe le të shohim, “por unë isha shumë pa frymë dhe mu desh shumë kohë që të kthehesha në formë dhe të kthehesha mirë fizikisht”, përfundoi francezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat