Lille gjunjëzon Monacon

Futboll

Lille gjunjëzon Monacon

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 15:35
Lille gjunjëzon Monacon

Lille vijon të ruajë hapin e PSG-së kryesuese në kampionatin francez, pasi arriti të triumfojë me rezultatin 2-1 në krye-ndeshjen e javës ndaj Monacos.

Pas një pjese të parë të qetë dhe pa gola, vendasit shënuan dy herë në 45-minutëshin e dytë, fillimisht me anë të sulmuesit kanadez jonathan David e më pas me anë të fantazistit turk Yazici.

Monaco reagoi shumë vonë dhe rihapi takimin në minutën e 90’ me anë të sulmuesit të talentuar italian Pietro Pellegri, i cili shënoi pas një asisti të Fabregas, por koha e mbetur nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

Me këtë fitore Lille ruan pozitat në vendin e dytë me 26 pikë, dy më pak se Paris Saint Germain kryesues, ndërsa Monaco mbetet në vendin e 5-të me 23 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat