Trajneri i Manchester United tregon arsyen e përmbysjeve të rezultatit

Futboll

Trajneri i Manchester United tregon arsyen e përmbysjeve të rezultatit

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 15:39
Trajneri i Manchester United tregon arsyen e përmbysjeve të rezultatit

Manchester United realizon një tjetër përmbysje spektakolare në Premier Ligë ndaj West Ham, pas asaj të javës së kaluar.

“Djajtë e kuq” ishin duke humbur me rezultatin 1-0 në pjesën e parë, por magjia e Pogbas dhe Rashford i dhuroi tre pikëshin e dëshiruar skuadrës së Olegun Solskjaer.

Edhe pse i duhet të kalojë drama javë pas jave, trajneri norvegjez tregon se asnjëherë nuk e humb durimin, por është mentaliteti i fortë i klubit të tij, që u largon presionin.

“E kemi kthyer disa herë ndeshjen kur kemi qenë duke humbur 1-0 dhe nuk më duket habi kjo e sotmja. Të kesh këtë karakter dhe mentalitet është diçka që e kam mësuar tek ky klub.

Lojtarët e mi besojnë tek njëri-tjetri, nuk iu bërtas asnjëherë. Ata e dinë se duhet të fitojnë dhe fitojnë. Kjo më bën shumë të lumtur.”- u shpreh Solskjaer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat