Crystal Palace i jep një “shuplakë” WBA-së

Futboll

Crystal Palace i jep një “shuplakë” WBA-së

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 15:53
Crystal Palace i jep një “shuplakë” WBA-së

Crysta Palace është kthyer te fitorja në Premier League pasi ka mundur 5-1 WBA në transfertë.

Londinezët kanë kaluar në avantazh me një autogol të Furlong (8′), ndërsa vendasit janë kundërpërgjigjur në minutën e 30-të me Gallagher.

Episodi që ka  vendosur sfidën ka ardhur në minutën e 34-t, kur Pereira ka lënë me 10 lojtarë WBA-në pas kartonit të kuq të marrë për një ndërhyrje të rrezikshme.

Miqtë kanë përfituar nga superioriteti numerik në pjesën e dytë, duke realizuar 4 gola të tjerë me Zaha (55′, 68′) dhe Benteke (59′, 82′).

Ky i fundit i ka dhënë fund agjërimit dhe është kthyer të shënojë për herë të parë që nga qershori i kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat