Klubet e La Ligës kanë zbuluar metodën se si të ndalojnë goditjet e dënimit të Lionel Messit

Futboll

Klubet e La Ligës kanë zbuluar metodën se si të ndalojnë goditjet e dënimit të Lionel Messit

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 17:04
Klubet e La Ligës kanë zbuluar metodën se si të ndalojnë goditjet e dënimit të Lionel Messit

Klubet në Spanjë kanë hartuar një strategji për të ndaluar yllin e Barcelonës, Lionel Messin, të mos shënojë gola nga goditjet e lira – dhe kjo po funksionon.

Messi është njëri nga lojtarët më të kompletuar në historinë e futbollit dhe golat nga goditjet e dënimit kanë qenë prej kohësh një pjesë kryesore e lojës së tij.

Në fund të vitit 2019 ai shënoi golin e 50-të nga goditjet e lira në karrierën e tij dhe kishte mesatarisht të paktën katër gola të tilla në sezon – një mesatare më e mirë se shumë klube të mëdha evropiane dhe jo vetëm futbollist.

Por, ai është në rrugë të keqe në vitin 2020, pasi nuk ka arritur të shënojë në 62 përpjekjet e tij të fundit – dhe kjo për shkak se rivalët e Barcelonës kanë gjetur një metodë ‘dinake’ për ta ndaluar atë.

Faqja e njohur BenchWarmers e përshkruan atë si “në thelb tre mure” dhe ne mund të shohim plotësisht atë nga mënyra se si po rreshtohen lojtarët e ekipeve kundërshtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat