Werderi mposhtet në Bremen

Futboll

Werderi mposhtet në Bremen

Nga: K.G. Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 17:24
Werderi mposhtet në Bremen

Skuadra e Werder Bremenit pëson humbje si vendas me rezultat 2:1 nga Stuttgarti, në takimin e javës së 10-të të Bundesliga I në futboll. 

Werderi u angazhuan maksimalisht por jo që të ndalin një pikë në konak të tyre. 

Futbollisti Milot Rashica siç dihet ka munguar në radhët e skuadrës së Werderit. 

Në minutën e 31-të, Wamangituka realizon nga penalltia, si dhe në atë të 90+1, që rezultuan për fitoren e Stuttgartit. Selke shënon në minutën e 90+3, por nuk i mjafton Werderit për rezultat pozitiv.

Stuggarti ngrihet në vend të tetë me 14 pikë, ndërsa Werderi bie në pozitën e 12-të me 11 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat