Shefki Kuqi zbulon pendimin më të madh

Futboll

Shefki Kuqi zbulon pendimin më të madh

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 17:25
Shefki Kuqi zbulon pendimin më të madh

Alan Pardew në kohën sa drejtonte Newcastle Unitedin, në shkurt të vitit 2011, pas shitjes së Andy Carrollit në Liverpool, kishte nevojë për një sulmues.

Derisa afati kalimtar ishte pranë mbylljes, Pardew nuk kishte shumë opsione, kështu që në në mendje ishte Shefki Kuqi në një marrëveshje afatshkurtër.

Kontrata e ish-futbollistit shqiptar te Swansea City ishte mbyllur me marrëveshje të përbashkët dhe ishte futbollist i lirë.

Edhe Kuqi nuk e kishte pritur këtë dhe si 34-vjeçar, ai e kishte idolizuar Alan Shearerin në fëmijëri.

"Unë u largova nga Swansea dhe kisha një telefonatë nga Alan Pardew. Natyrisht, isha i lumtur", kishte thënë Kuqi.

"Ndjenja për të luajtur për atë klub ishte e pabesueshme. Kur isha i ri, unë gjithmonë e kam dashur Alan Shearerin, mënyrën se si ai ka luajtur dhe mënyrën se si është përfaqësuar", tregoi më tej ai.

"Ishte koha që unë të luaja në atë klub dhe kjo nënkuptonte shumë për mua", potencoi Kuqi.

Megjithatë, ai mund t'i bashkohej klubit edhe më herët në karrierën e tij, dhe pendohet se nuk e bëri këtë kur ishte më i ri.

"Një qind për qind. Pa asnjë dyshim. Do të doja të luaja për klubin kur isha më i ri. Më pas më treguan se Sir Bobby Robson tentoi të më transferonte. Ky klub është special", nënvizoi Shefki Kuqi.

Por, ai e ka edhe një "pendim" për kohën e shkurtër sa luajti në "St James Park".

"Pasi e mbylla karrierën time, pendimi im i vetëm ishte se nuk arrita të shënoja asnjë gol për Newcastlen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat