“Kalova koronavirusin, një natë u bëra shumë keq. Tani ndihem mirë”

Futboll

“Kalova koronavirusin, një natë u bëra shumë keq. Tani ndihem mirë”

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 17:44
Sep Blatter

Sep Blatter mbajti postin e kreut të FIFA-s nga viti 1998 deri në vitin 2015, kur u detyrua të jepte dorëheqjen për shkak të akuzave për korrupsion.

84-vjeçari zviceran, në një prononcim për The Athletic, zbulon se ka qenë i prekur nga koronavirusi, por e ka fituar betejën dhe tani ndihet mirë.

“U infektova edhe unë me koronavirus tre javë më parë. Qëndrova për 14 ditë radhazi në karantinë. Tani e kam marrë veten dhe ndihem mirë. Nuk kam më simptoma dhe jam gati të rikthehem e të luftoj.

Kisha temperaturë të lartë, teksa një natë u bëra shumë keq. Ndodhesha në Zyrih, telefonova menjëherë mjekun tim dhe përfundova në spital. Aty mora vesh që isha infektuar me Covid-19.

Pas asaj nate, nuk kisha më asnjë simptomë për dy javë radhazi. Tani ndihem shumë mirë“, deklaron Sep Blatter. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat