Presidenti i FFK-së në vizitë tek kreu i Federatës kroate, Davor Shuker 

Futboll

Presidenti i FFK-së në vizitë tek kreu i Federatës kroate, Davor Shuker 

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 18:04
Presidenti i FFK-së në vizitë tek kreu i Federatës kroate, Davor Shuker 

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar sot një vizitë pune në Zagreb, në Federatën e Futbollit të Kroacisë, me ç’rast  u prit nga presidenti i saj, Davor Shuker.

Në këtë takim disa orësh, presidentët Ademi e Shuker, diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet dy federatave në shumë sfera.

Me theks të veçantë u diskutua për mundësinë e zhvillimit të ndeshjeve miqësore, qoftë me kombëtaret respektive A, qoftë me ekipet e grupmoshave si dhe me ekipet e veteranëve. Të dyja palët u dakorduan që në një të ardhme të afërt këto diskutime të vazhdojnë në mënyrë që të gjenden datat e sakta se kur mund të zhvillohen ndeshjet në fjalë.

Image

Ndër të tjera, Ademi e Shuker diskutuan edhe për zhvillimet eventuale në UEFA, ku Shuker e mban pozicionin e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv.

Presidenti Ademi edhe njëherë e shfrytëzoi rastin për ta falënderuar Shukerin për ndihmën që ka dhënë ai personalisht, por edhe Federata e Futbollit e Kroacisë në vazhdimësi për Federatën e Futbollit të Kosovës.

Ndërkaq, në frymën e miqësisë së vërtetë me presidentin Ademi, Shuker premtoi që është i gatshëm në çdo kohë për FFK-në dhe për Ademin kurdo që është e nevojshme.

Në fund, pas drekës së përbashkët, ku ishin të pranishëm edhe anëtari i KE-së, Mirsad Çollaku, kryetari i Shoqatës së Trajnerëve, Muharrem Sahiti dhe menaxheri i Kombëtares A, Bajram Shala, u shkëmbyen edhe dhuratat ndërmjet dy krerëve të federatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat