Liverpooli deklason Wolvesin

Futboll

Liverpooli deklason Wolvesin

Nga: Kemajl Goca Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 22:03
Liverpooli deklason Wolvesin

Liverpooli me lojë dhe rezultat 4:0 deklason Wolvesin, në takimin e javës së 10-të të Premier League në futboll. 

Në minutën e 24-të, Salah shënon për 1:0 pas gabimit trashanik të mbrojtjes mysafire. 

Në pjesën e dytë Liverpooli edhe më i fuqishëm. 

Image

Wijnaldum në minutën e 58-të vendosi që mos t'ia pason askujt por godet nga 17 metra duke shënuar eurogol në këndin e epërm të majtë, 2:0.  

Salah sikur me dorë harkon dhe Matip nga afërsia me kokë realizon për 3:0 në minutën e 67-të. 

Mbrojtja e Wolvesit pothuajse në gjumë, ndërsa Semedo duke tentuar ta shmang rrezikun shënon autogol për 4:0. 

Liverpooli zë vendin e dytë me 24 pikë po aq sa ka edhe lideri Tottenham, ndërsa Wolves bie në pozitën e dhjetë me 17 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat