Ramos pranë rikthimit për sfidën e rëndësishme ndaj Monchengladbach

Futboll

Ramos pranë rikthimit për sfidën e rëndësishme ndaj Monchengladbach

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 23:06
Ramos

Real Madridi më shumë mundësi në ndeshjen e radhës ndaj Borussia Monchengladbach do kenë në skuadër edhe kapitenin Sergio Ramos.

Trajneri Zinedine Zidane nuk e rrezikojë qendërmbrojtësi në fitoren ndaj Sevilla, por spanjolli ka kryer me sukses stërvitjen e plotë me skuadrën.

“Los Blancos” iu nevojitet fitorja ndaj klubit gjerman që të kualifikohen në raundin tjetër.

Me rikthimin e Ramos, pranë tij pritet të jetë edhe Raphael Varane, por Dani Carvajal ende s’është shëruar nga lëndimi.

Formacioni i mundshëm:

Courtois; Vazquez, Ramos, Varane, Mendy; Kroos, Casemiro, Odegaard; Asensio, Benzema, Vinicius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat