Pioli: Jemi skuadër e kompletuar, duam të fitojmë

Futboll

Pioli: Jemi skuadër e kompletuar, duam të fitojmë

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 08:55
Stefano Pioli

AC Milan fitoi ndeshjen ndaj Sampdorias në kuadër të xhiros së 12-të të Serie A.

“Rossonerët” triumfuan me rezultat të ngushtë 1 – 2 në udhëtim skuadra e drejtuar nga Claudio Ranieri.

Tani, Milan qëndron në pozitën e parë me 26 pikë, pesë më shumë se përcjellësi i dytë, rivali i qytetit, Inter, i cili ka 21 pikë.

Pas lojës, trajneri i Milan, Stefano Pioli, u shpeh i kënaqur me fitoren që arriti ekipi i tij pavarësisht se pati mungesa të mëdha në radhët e tyre.

“Ju kam thënë djemve që jemi skuadër e vërtetë, kualiteti i këtij grupi është se shfrytëzon të gjitha mundësitë, edhe ato negative”, tha trajneri.

“Është hera e parë që luajmë pa Kjaer, Ibra dhe Bennacer, tre lojtarë vërtet të rëndësishëm, ju kam bërë komplimente atyre sepse dëshirojnë të fitojnë të gjitha”, tha ai.

“Pas golit të Castillejo mendova që loja u mbyll, por ja komplikuam jetën vetes, këto ndeshje janë shumë të vështira, sidomos pas Europa League, por dëshironim ta shijojmë momentin”, tha 55 vjeçari.

Trajneri “Rossoner” u pyet edhe për rëndësinë e Ibras.

“Të gjithë e dimë se me Zlatan jemi rritur si skuadër, shpresojmë ta kemi sa më shpejt në dispozicion, edhe për Kjaer vlen e njëjta gjë”, përfundoi Stefano Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat