Milan, Inter dhe Juventus në luftë për titull/ Nuk ndodhte prej 18 vjetësh

Futboll

Milan, Inter dhe Juventus në luftë për titull/ Nuk ndodhte prej 18 vjetësh

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 09:03
Ilustrim

Milan, Inter dhe Juventus në luftë për titull, nuk ndodhte që prej 18 vjetësh

Nuk ndodh prej 18 vjetësh që Milan, Inter dhe Juventus të jenë në luftë për titullin kampion në Serie A.

Ishte sezoni 2002-03, kur Italia dominonte futbollin në Evropë dhe tre të mëdhenjtë do të kishin pushtuar pushtuar edhe Champions League-n. Derbi i Milanos në gjysmëfinale dhe finalja 100% italiane, Milan-Juventus, me Maldinin që ngriti kupën pas penalltisë së fundit të realizuar nga Andriy Shevchenko.

Në Serie A, pas 10 ditësh, Juve fitonte kampionatin me 72 pikë, 7 pikë para Inter dhe 11 pikë para Milanit.

Sot fati po i buzëqesh “Djallit”: +5 nga Inter dhe +6 nga Juventus dhe  Napoli. Edhe pse në presion pas fitoreve të 3 skuadrave që e ndjekin, skuadra e Piolit arrit të fitojë edhe ndaj Sampdorias, pavarësisht se nuk e kishte sërish të gatshëm Zlatan Ibrahimoviç.

Gjithësesi, lajm i mirë është rikthimi në krye të rënditjes i tre ekipeve më të mëdha italiane, çka të bën të shpresosh se Serie A po rimerr veten dhe po i kthehet viteve të saj më të lavdishme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat