Kandidati për president: Duhet të bindim Messin që do ndërtojmë një Barcelonë të madhe

Futboll

Kandidati për president: Duhet të bindim Messin që do ndërtojmë një Barcelonë të madhe

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 14:09
Lionel Messi

Joan Laporta, kandidati për të marrë presidencën e Barcelonës, në një intervistë për “Sport”, ka zbuluar planet e tij për klubin, ndërsa nuk ka hezituar të flasë edhe për të ardhmen e Lionel Messit.

“Ka shumë arsye pse Messi duhet të qëndrojë. Le të mendojmë për atë që gjeneron Leo, d.m.th shumë. Dhe unë nuk jam duke folur vetëm në nivelin sportiv Leo është shumë më tepër.

Një faktor tjetër është Leo e do Barçën dhe e ka treguar këtë vazhdimisht. Ai është një njeri i klubit dhe i pëlqen të jetë te Barcelona dhe në këtë qytet. Dhe kjo na bën të mendojmë se është më mirë të punojmë në mënyrë që marrëdhënia Messi-Barça të vazhdojë”, shprehet Laporta.

Si ta bindim atë? “Ne duhet të bëjmë një propozim që mund të bindë Leo se Barça do të ketë një ekip konkurrues ,të aftë për të fituar përsëri Champions League-n. Kjo është thelbësore kur Leo vendos të ardhmen e tij në fund të sezonit“.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat