Ky është vlerësimi që Koeman ka për Cristiano Ronaldon

Futboll

Ky është vlerësimi që Koeman ka për Cristiano Ronaldon

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 14:52
Ronaldo

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, due folur para ndeshjes finale të fazës së grupeve të Ligës së Kmapionëve kundër Juventusit.

E pashmnagshme ishte pyetja e gazetarëve për përballjen e nesërme ndërmjet Cirstiano Ronaldos dhe Lionel Messit dhe trajneri holandez e ka vlerësuar lartë yllin portugez, përcejll KosovaPress.

Leo Messi do të përballet me Cristiano Ronaldon për herë të parë që kur Portugezi u largua nga Real Madridi për t'u bashkuar me Juventusin në 2018.

"Ajo që unë dua të bëj është të komunikoj me Leon për gjërat në lidhje me lojën," tha Koeman.

“Ne nuk e harxhojmë energjinë për çështje të jashtme sepse nuk kemi asnjë ndikim në to. Si trajner duhet të kërkoj performancën maksimale të secilit lojtar.”

“Ronaldo është ende në mesin e lojtarëve elitar, për mënyrën se si luan dhe për golat që shënon. Ne duhet të mbrohemi mirë sepse ai mund të na dëmtojë, ai gjithmonë dëshiron topin në këmbë, nëse e mbajmë, ai nuk mund të krijojë telashe. Leo dhe ai janë lojtarët më të mirë të 15 viteve të fundit, por ata janë të ndryshëm. Nuk ka të bëjë me atë se kush është më i miri, ne do të argëtohemi nesër ", përfundoi Koeman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat