Klopp e do mbrojtësin e talentuar të skuadrës gjermane në janar

Futboll

Klopp e do mbrojtësin e talentuar të skuadrës gjermane në janar

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 16:02
Dayot Upamecano

Liverpooli është i vendosur të bëjë një goditje në mbrojtje në afatin kalimtar të janarit.

Jurgen Klopp dëshiron një mbrojtës për të përballuar sezonin pas dëmtimeve të shpeshta dhe preferencat e tij janë nga kampionati gjerman.

Pas futbollistit të Leipzig, Dayot Upamecano, ideja më e fundit është Ibrahima Konate nga e njëjta skuadër, teksa në garë për 21-vjeçarin është edhe Arsenal.

Konate po shkëlqen dhe pritet të jetë e ardhmja e mbrojtjes së Francës, ndaj Klopp nuk dëshiron ta humbasë këtë rast duke shtyrë drejtuesit të bëjnë një ofertë afro 40 milionë euro për kartonin e lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat