Inzaghi: Lazio mund të bëj historinë dhe të kualifikohet tutje, Muriqi mungon

Futboll

Inzaghi: Lazio mund të bëj historinë dhe të kualifikohet tutje, Muriqi mungon

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 17:12
Inzaghi

Skuadra italiane duhet me patjetër të mposht Brugge që të kualifikohet tutje.

Inzaghi e ka pranuar se kjo ndeshje është finale për ta.

“Ndeshja e nesërme është si finale. Kemi luajtur shumë finale vitet e fundit dhe ia kemi dal mirë. Shpresoj që edhe nesër të jetë njëjtë. Do jetë ndeshje që vlen për historinë e klubit. Janë bërë 20 vite që nga koha kur kemi arritur në fazën e 1/16”, deklaroi fillimisht ai.

Tutje, Inzaghi konfirmoi se Vedat Murqi do mungojë shkaku i lëndimit së bashku me Lulic.

“Do stërvitemi, Vedat Muriqi dhe Senad Lulici do mungojnë, ndërsa ka shpresë për Correa dhe Patric”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat