Kandidati për president, Font: Nëse bëhem president, Messi do e rinovojë kontratën

Futboll

Kandidati për president, Font: Nëse bëhem president, Messi do e rinovojë kontratën

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 17:28
Lionel Messi

Kanidati për president të Barcelonës, Victor Font ka bërë të ditur se në rast që bëhet i pari i Barcelonës atëherë ylli i skuadrës, Lionel Messi do e rinovojë kontratën.

Argjentinasit i skadon kontrata në fundin e edicionit ndërsa vazhdon të jetë i lidhur me largimin, meqenëse kërkohet nga PSG-ja dhe Manchester City.

Sidoqoftë, Font ka besimin se Messi do mbetet në “Camp Nou” në rast që ai bëhet president.

“Nëse jam president në fundin e sezonit, Messi do ta rinovojë kontratën”.

“Duhet të mendojmë për gjithçka që na ka dhënë Messi, nëse ndalemi dhe shikojmë prapa, ne asnjëherë nuk do shohim si ai. Skuadra është gabim, nuk ka projekt, por ai është ende lojtari më i mirë në botë”, deklaroi ai.

Me 24 janar 2021 do mësohet emri i ri i presidentit të Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat