Gani Sejdiu: Këta janë kundërshtarët e grupit që Kosova mund t’i mposhtë

Futboll

Gani Sejdiu: Këta janë kundërshtarët e grupit që Kosova mund t’i mposhtë

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 19:23
Gani Sejdiu

Është hedhur shorti për ciklin kualifikues të Botërorit “Katar 2022”.

Kosova në këto kualifikime do të garojë në Grupin B, ku do të ketë rivalë Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

Trajneri i njohur, Gani Sejdiu potencon se shorti ishte mjaft i vështirë, por Kosova do të fitojë eksperiencë nga përballja me kombëtaret e mëdha botërore.

Sipas tij, kombëtarja e Greqisë dhe Gjeorgjisë nuk janë të pakalueshme.

“Greqinë e njohim dhe nuk është e pakalueshme. Shkaku i përvojës – s’kemi mund të përballemi me ta, nuk kanë nivel më të lartë se na. Gjeorgjia është e kalueshme. Spanja e Suedia… Spanja është e kot të flasim për ta, është nivel më i lartë se kampionët botërorë”, tha fillimisht Sejdiu.

Pastaj, ai komentoi edhe përballjet me Suedinë e Spanjën, ku tha se do të jetë shumë e vështirë – megjithatë eksperienca do të rritet tek ana jonë.

“Suedia bën pjesë në elitën e kombëtareve – është një kombëtare shumë kualitative. Unë nuk mund të them e pakalueshme, s’mund të jemi 100% kurrë, është dëshmuar në të kaluarën, pasi ekziston befasia në futboll, por kemi aftësi dhe cilësi për të përfaqësuar denjësisht. Duhet të analizojmë mirë ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe të mobilizohemi mirë”, vazhdoi ai.

“Në këtë grup Kosova do të arrijë një nivel të eksperiencës, pasi gara me ekipe të forta ta ngrit nivelin, është një grup shumë i vështirë, por është i mirëseardhur për këtë arsye. Kombëtarja do të rritet, Greqine e Gjeorginë do ta kalojmë. Vendi i tretë është sukses i madh për mua. Perballja me Spanjën e Suedinë është thjesht eksperiencë e madhe për Kosovën. Mund ta kapim vendin e tretë, por vendet e para pak më vështirë, fatkeqësisht, por ne jemi në rritje duhet të kemi durim, por nëse kemi progres në çdo eliminatore është sukses”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat