Ademi dhe Sahiti: Kosova në një grup të vështirë por do të japim maksimumin për të arritur rezultate të mira

Futboll

Ademi dhe Sahiti: Kosova në një grup të vështirë por do të japim maksimumin për të arritur rezultate të mira

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 23:45
Agim Ademi

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, ka folur për shortin e hedhur sot për kualifikimet në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Ademi në një lidhje direkte tha se që nga fillimi është ditur se nuk do të ketë grup të lehtë.

“Në fakt e kemi ditur që nuk ka grup të lehtë. Ka mundur të jetë edhe më lehtë. Gjithsesi kjo pjesë e cila na ka ardhur në këtë grup realisht besoj që do të shkojë mirë. Edhe pse për të thënë që jemi të sigurtë në këtë kualifikim, ndoshta pak joreale, për faktin se ta kesh në grup Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë, janë ekipe të cilat kanë një reputacion shumë më të madh. Sidomos Spanja e cila njihet se çfarë superfuqie botërore është në futboll, por gjithsesi ne besojmë në grupin tonë, dhe ne besojmë në djemtë tonë. Ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën më një organizim të mirë, dhe sigurisht që e presim marsin dhe shpresoj që nuk do të kemi më probleme që i kemi pasur me evropianin. P.sh siç është pjesa me COVID-in, lëndimet e lojtarëve, dhe besoj që do të jenë edhe disa futbollistë që mund të jenë. Por ne do ta bëjmë organizimin më të mirë të mundshëm. Ne nuk jemi dorëzuar edhe përkundër që është ky grup nuk jemi dorëzuar.

Ademi ka folur edhe për faktin se Spanja është një shtet i cili nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës.

Ai tha se në grup janë tre shtete që nuk e kanë njohur Pavarësinë.

Numri një i FFK-së, tha se në Grupin B ku ndodhet Kosova janë tre shtete që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.

Agim Ademi, pret që Spanja të vij në Prishtinë për të luajtur ndeshjen dhe Kosova të zhvilloj ndeshjen në Spanjë, ashtu siç edhe përcaktojnë rregullat e FIFA-s.

Ndërkaq për potencialin ekipor të përfaqësuesës së Kosovës ka folur zëvendëstrajneri Muharrem Sahiti.

Sahiti tha se edhe përkundër faktit që Kosova është brenda një grupi shumë të fortë, do të jep maksimum për të arritur rezultate sa më të mira.

“Ne do të përballemi më të gjithë edhe me Spanjën. Por sa do të jetë ajo përballje mbetet të shihet. Është një grup shumë interesant. Këto nivele të gjitha janë të larta. Hiç Spanjen që është superfuqi dhe kampion bote, me të tjerat do të përballemi dhe do të kërkojmë që të kemi rezultate. Edhe pse kemi një Suedi që është dëshmuar në kompeticione të tilla, po ashtu edhe Greqia. Por, ne do të japim maksimumin tonë”.

Numri dy i shtabit teknik të “Dardanëve” tha se shpreson që ekipin nuk do ta përcjellin problemet e fazës kualifikuese për Kampionatin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat