“Nuk besoj në krizën e Barcelonës”

Futboll

“Nuk besoj në krizën e Barcelonës”

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 23:50
Andrea Pirlo

Pirlo thotë se Barcelona është Barcelonë, pavarësisht rezultateve jo të mira në La Liga.

Barcelona po shijon njërin prej sezoneve më të dobëta në histori të klubit në La Liga.

Megjithatë, trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, nuk beson në krizë të katalunasve.

Ai thotë se të martën, kur të përballen në Ligën e Kampionëve, do të jetë një ndeshje ku Juve do të vuajë.

Barça nuk ishte mirë edhe para ndeshjes së parë, por shkoi dhe fitoi 2-0 midis Allianz Stadium.

“Nuk besoj në krizën e Barcelonës; ata kanë trajner të ri që po instalon idetë e tij. E dimë se ata janë ekip i shkëlqyer”, tha Pirlo.

“Do të jetë ndeshje e vështirë, por duhet të besojmë në fitore, duhet të vuajmë”.

“E dimë se do të kemi mundësi dhe duhet t’i konkretizojmë ato”.

“Duhet të luajmë hapur, s’kemi asgjë për të humbur. I dimë gabimet që kemi bërë në ndeshjen e parë, por edhe të mirat. Jemi të qetë dhe të bindur se gjithçka mund të ndodhë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat