Dy klubet londineze në garë për Kessie

Futboll

Dy klubet londineze në garë për Kessie

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 07:20
Kessie

Mesfushori i AC Milanit, Franck Kessie ka filluar të kërkohet nga klubet e mëdha të Premierligës.

Kessie është duke shkëlqyer me “Rossonerët” këtë edicion dhe ka fituar vendin në formacionin titullar të Stefano Piolit.

Sipas Calciomercato, Arsenali dhe Tottenhami kanë nisur interesimin për mesfushorin.

Klubi italian ndoshta do ta shiste, por jo nën vlerën e 50 milionë eurove, vlerë që është e lartë për të dy klubet në këtë kohë pandemie.

Në janar, asnjëra nga skuadër nuk ka para që ta realizojë këtë lëvizje, por do mundohen që në verë ta kompletojnë transferimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat