Pogba mund të kthehet te Juventusi – e thotë agjenti Mino Raiola

Futboll

Pogba mund të kthehet te Juventusi – e thotë agjenti Mino Raiola

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 09:03
Paul Pogba

Paul Pogba nuk është i lumtur te Manchester Unitedi dhe mund të kthehet te Juventusi. Kështu ka thënë agjenti i tij, Mino Raiola.

Në një intervistë për Tuttosport, përfaqësuesi i francezit ka thënë se ka mbaruar koha e mesfushorit në Old Trafford, ndërsa Zonja e Vjetër mbetet një destinacion potencial.

Kampioni i botës është lidhur vazhdimisht me një rikthim në Torino, derisa një prej destinacioneve shumë të mundshme është edhe Real Madridi.

“Po, Pogba mund të kthehet te Juventusi. Ai nuk është i lumtur te Manchester Unitedi”, shkruan në ballinën e Tuttosport.

“Paul nuk është i lumtur te Unitedi, sepse nuk po arrin ta shprehë veten në mënyrën si do të dëshironte dhe ashtu si pritet nga ai”.

“Paul ka nevojë për një skuadër të re, ndryshim të ambientit. Ai ka kontratë për 18 muajt e ardhshëm, e cila do ta skadojë në verën e vitit 2022”, ka deklaruar Raiola. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat