Pjanic: Mund të flas vetëm mirë për Ronaldon, Messi është ‘jashtëtokësor’

Futboll

Pjanic: Mund të flas vetëm mirë për Ronaldon, Messi është ‘jashtëtokësor’

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 10:07
Miralem Pjanic

Mesfushori i Barcelonës, Miralem Pjanic e ka quajtur ‘jashtëtokësor’ bashkëlojtarin Lionel Messi, ndërsa ka lavdëruar Cristiano Ronaldon.

Të dy lojtarët do përballen sonte (e martë) në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndërsa boshnjaku është pyetur për të dy.

Pjanic tha se për Ronaldon mund të flet vetëm mirë sidomos si atlet, ndërsa për argjentinasin e quajti jashtëtokësor.

“Mund të flas vetëm mirë për Ronaldon, si person dhe sidomos si atlet. Është lojtar vërtet i përgatitur”.

“Messi është jashtëtokësor, kur luaja kundër tij ishte shumë vështirë, gati e pamundur dhe tani që jam në anën e tij e shoh që është fenomen”, deklaroi ai.

Super sfida mes Barcelonës dhe Juventusit zhvillohet në “Camp Nou” dhe nis në ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat