Hap pas hapi

Futboll

Hap pas hapi

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 11:09
Mbappe

Hap pas hapi, por në drejtimin që PSG dëshiron. Negociatat për rinovimin e kontratës së Kylian Mbappésë po përparojnë. 

Sipas medieve franceze, tashmë ka pasur dy takime mes përfaqësuesve të futbollistit dhe klubit për të diskutuar zgjatjen e kontratës së sulmuesit francez me ekipin parisien.

“Ne po flasim dhe duam të vazhdojmë të flasim dhe mendoj se Mbappé gjithashtu e dëshiron këtë. Tani është koha që të kemi një ide më të qartë për të ardhmen e tij dhe ne kemi bërë hapa përpara krahasuar me 10 ditë më parë”, – tha Leonardo, drejtori sportiv i PSG-së disa ditë më parë.

Mbappé, i cili luajti në finalen e fundit të Championsit, dëshiron garanci se ai do të luftojë përsëri për titullin e madh kontinental. Pasi arriti 100 gola me PSG, vetë Mbappe i shkeli syrin klubit, veprim që lidhet me vijimin me bisedimeve. Nëse te PSG ishin pesimistë për të ardhmen e “yllit” të tyre, tani panorama ka ndryshuar dhe ata besojnë më shumë në vazhdimësinë e “farit” të projektit të tyre.

Ndërsa rreth PSG-së ka bisedime dhe spekulime, sidomos pas fjalëve të Neymarit që dëshiron të luajë me Messin (me shumë mundësi në Paris), klubi e ka të qartë se përparësi është vazhdimësia e Mbappése.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat