Nuk ka fund sherri për Maradonën

Futboll

Nuk ka fund sherri për Maradonën

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 12:50
Nuk ka fund sherri për Maradonën

Në studion e “Tiki Taka” vazhdon të përflitet vdekja e Diego Armando Maradonës. Gjithashtu, në episodin e fundit, kishte një përballje të ashpër midis Raffaele Auriemma dhe Giampiero Mughini, por këtë herë me një protagonist shtesë. Gazetari dhe shkrimtari sicilian, një tifoz i njohur i Juventusit, u ngacmua nga ultrasit historik të Napolit, Gennaro Montuori: “Mughini, gjithmonë je filozof, ndërkohë kërko falje për Maradonën! Trego se je burrë nga jugu dhe kërkoji falje Maradonës, që ndërsa ishte ende i nxehtë në arkivol, ti guxove ta ofendosh atë.

Ne për Agnellin kemi bërë një banderolë, njeri me vlerë, merreni shembull. Idris ose Sivori janë lojtarë të vërtetë të Juventusit! Ne ishim të interesuar për Maradonën. Diego ishte një njeri i jashtëzakonshëm, nuk e njihni. Ai ishte më i mirë si person sesa si futbollist, u detyrua të dilte natën, sepse kishte 10 mijë njerëz që e lusnin për të pirë një kafe. Bëri foto, dha para, si e denigron një person ashtu?”

Nuk vonuan fjalët e Mughini dhe sulmi ndaj Auriemma: “Unë nuk kam asnjë presje për të ndryshuar në atë fjalim, që e kam shpjeguar njëqind herë.

Nuk ndikoi në cilësitë artistike të lojtarit, fjalimi im kishte për qëllim stigmatizimin e një atmosfere retorike, festive dhe gënjeshtare në lidhje me tragjedinë e këtij personazhi”.

Dhe së fundi, kur Auriemma komentoi për mungesën e kërkim-faljes, Mughini shpërtheu kështu: “Unë do të doja që të mos duroja më Auriemma, të mos dëgjoja budallëqet e tij! Nuk kam pse të mësoj nga ju! Ndalo! Klloun napolitan! Po pse nuk e ndërpret emisionin, çfarë thonë këto ku...”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat