Daja: Mendoj se nuk do të ndryshojmë shumë

Futboll

Daja: Mendoj se nuk do të ndryshojmë shumë

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 12:57
Daja: Mendoj se nuk do të ndryshojmë shumë

Ilir Daja, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Teutën paralajmëroi se m und të ketë ndryshime në formacion, ndikuar nga disa faktorë.

“Mendoj se nuk do të ndryshojmë shumë, edhe pse kemi nevojë për rotacion. Do ketë lëvizje të limituara, ose mund të luajmë me të njëjtin formacion. Kemi një seancë dhe më pas do të vendosim bashkë me stafin. Ajo që do të ndryshojë është manovra në fazën e sulmit, kjo jo vetëm sa u takon sulmuesve por gjithë ekipit në aksionet ndërtuese.

Me Teutën vendosin episodet: “Do të zgjidhet nga episodet për vetë faktin që Teuta nuk ka humbur ende dhe ne kemi shumë ndeshje që nuk pësojmë. Do të jetë një ndeshje e luftuar në mesfushë. Kjo do të sjellë vështirësi për të dyja ekipet në ndërtimet e aksioneve sulmuese.

Përplasje objektivash: “Jam këtu të flas për pjesën e Partizanit, Teuta i di vetë objektivat e veta. Kanë të drejtën të kenë objektiva maksimale, pasi fituan Kupën e Shqipërisë dhe kanë ruajtur grupin. Edhe pse nuk kanë fituar shumë, ata janë një ekip shumë i vështirë për t’u mundur.

Terreni i “Elbasan Arenës”: “Fusha në Elbasan favorizon ekipin më të mirë. Është në favor të ekipit që komandon lojën dhe shpresoj të jemi ne. Partizani ka luajtur 4 ndeshje në transfertë dhe dy në Elbasan. Pas Vllaznisë kemi shumicën e ndeshjeve në shtëpi.

Jasir Asani: “Nëse kemi ecuri pozitive, e gjithë merita është e lojtarëve. Ata kanë sakrifikuar duke luajtur edhe në pozicione jo natyrale. Është e gjithë lojtarëve, pasi kemi vetëm katër mbrojtës dhe nuk kemi pësuar. Kjo nënkupton që faza e mbrojtjes ka funksionuar mirë dhe kjo për meritë të gjithë djemve.

Kemi Bardhin që luan në pozicion të ri, por do kohë. Asani ka potencial, është nga më të mirët në aspektin individual. Dëmtimi e penalizoi. Kur të jetë në gjendjen më të mirë mund ta nisë nga fillimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat