Zidane: Jam i bindur se do kemi ndeshje të mirë, nuk e mendoj të ardhmen

Futboll

Zidane: Jam i bindur se do kemi ndeshje të mirë, nuk e mendoj të ardhmen

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 14:06
Zinedine Zidane

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Borussia Monchengladbachut.

“Los Blancos” iu nevojitet fitorja që të kualifikohen në raundin tjetër dhe barazimi në rast që Interi fiton ndaj Shakhtarit.

Por, tekniku francez theksoi se duan të kualifikohen si lider i grupit.

“Duam tri pikë nesër dhe të përfundojmë si lider i grupit. Jam i bindur se do kemi ndeshje të mirë”, tha fillimisht ai.

Tutje, Zidane theksoi se nuk është duke menduar për të ardhmen ngase vendimi i takon klubit.

“Klubi do të bëj çfarë duhet, nuk mendoj për këtë. Jam duke menduar për ndeshjen e radhës, që t’ia dalim mirë dhe të marrin tri pikë”, përfundoi ai.

Në këtë ndeshje mungojnë lojtarët si Martin Odegaard, Fede Valverde dhe Luka Jovic, ndërsa do kthehen Dani Carvajal dhe Sergio Ramos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat