Insigne përjetëson në trup idhullin e tij

Futboll

Insigne përjetëson në trup idhullin e tij

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 14:28
Insigne përjetëson në trup idhullin e tij

Së pari kurora me lule, e depozituar nga Tommaso Starace jashtë “San Paolo”, ose më mirë tashmë stadiumit “Maradona”, pastaj dy perlat kundër Romës dhe Crotone.

Por, homazhet e vazhdueshme të Lorenzo Insigne për “Pibe de Oro” nuk u ndalën këtu. Kapiteni i Napolit ka bërë tatuazh fytyrën e legjendës argjentinase në kofshën e majtë; një mënyrë piktoreske dhe e jashtëzakonshme për të përjetësuar një kampion, i cili bëri të lumtur një popull të tërë, atë blu, duke ndryshuar historinë e tyre.

Videoja u postua në Instagram nga Valentino Russo, artist tatuazhesh i Insigne dhe shumë futbollistëve të tjerë: “Tatuazh për kapitenin më të mirë në botë”.

Diego është me fanellën blu, duke bërtitur dhe brohoritur pas një prej shumë golave ​​të shënuar me ekipin napolitan. Tatuazhi filloi të qarkullojë në rrjetet sociale, duke ngrohur shpirtin e shumë fansave. “E bukur”, “Pa fjalë”, “Të lë pa frymë”, “bombastik” ishin disa nga perifrazimet e tifozëve napolitanë.

“Ai ishte lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, – deklaroi Insigne me emocion për Maradonën. – Tërheqja e numrit 10 do të ishte një vendim i duhur. Ai gjithnjë na ka mbrojtur, e mbajti Napolin dhe napolitanët në zemrën e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat