Ministrja spanjolle e Punëve të Jashtme kërcënon Kosovën, ja arsyeja

Futboll

Ministrja spanjolle e Punëve të Jashtme kërcënon Kosovën, ja arsyeja

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 15:25
Ministrja spanjolle e Punëve të Jashtme kërcënon Kosovën, ja arsyeja

Mbrëmë në Zurich është hedhur shorti për eliminatoret e kampionatit botëror “Katar 2022”.

Kosova në kualifikimet për Kupën e Botës 2022 do të garojë në Grupin B, ku do të ketë rivalë Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Qeverisë Spanjolle, Arancha Gonzalez Laya, u është përgjigjur pyetjeve në lidhje me ndeshjet që Spanja do të luajë kundër Kosovës në kualifikimin e Kupës së Botës Katar 2022.

Ministrja përcakton se e drejta ndërkombëtare dhe rregullat e FIFA-s janë dy botë të ndara.

“Së pari, kjo çështje zgjidhet me rregullat e FIFA-s, të cilat janë rregullat e saj dhe jo ato të së drejtës ndërkombëtare për njohjen e shteteve”, tha fillimsht ajo.

Gonzalez Laya gjithashtu ka theksuar se kjo është arsyeja pse në garat e FIFA ka skuadra të tilla si Ishujt Faroe, Uells, Skoci, Irlandë ose Gjibraltar “që nuk janë shtete.”

Megjithëse ajo thekson se ky fakt nuk parandalon pjesëmarrjen e Spanjës në këto turne: “Fakti që Spanja nuk e njeh Kosovën nuk nënkupton që ajo nuk merr pjesë në garat në të cilat merr pjesë kombëtarja e saj. Spanja tashmë është përballur me Kosovën në Lojërat Mesdhetare 2018 ose në Kupën e Botës U21.

Ne do të punonjmë me FIFA për të parë se cilat do të jenë kushtet për pjesëmarrjen e Kosovës dhe si do të zhvillohen ndeshjet në të cilat Spanja do të përballet me ekipin e tyre kombëtar ”, shtoi ajo.

“Ne do të negociojmë ose diskutojmë me FIFA gjithmonë sipas rregullave të futbollit,” përfundon ajo. Në fakt, ky është një lloj kërcënimi, gjithë kjo zhurmë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat