​Conte komenton një marrëveshje të mundshme ndërmjet Realit dhe Gladbahit

Futboll

​Conte komenton një marrëveshje të mundshme ndërmjet Realit dhe Gladbahit

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 17:31
Antonio Conte

Trajneri i Interit, Antonio Conte tha se ai shpreson se ‘askush’ nuk beson se Real Madridi dhe Borussia Mönchenglabach do të bien dakord për të ndarë pikët të Mërkurën në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Interi ka nevojë që të dal një ekip fitues në “Estadio Alfredo Di Stefano” të Mërkurën, por është po aq e rëndësishme edhe fitorja e “Nerazzurrëve” kundër Shakhtar Donetskut për të kaluar tutje në Ligën e Kampionëve.

Conte ka humbur shërbimet e Arturo Vidalit për këtë ndeshje dhe po ashtu në dyshim është edhe Nicolo Barella.

"Situata nuk është më e mira në mesfushë," tha Conte në një konferencë për shtyp. “Ne do të bëjmë disa vlerësime; Do të përpiqem të bëj zgjedhjet më të mira.”

"Arturo nuk është në dispozicion, duke rrezikuar me atë do të nënkuptojë zgjatjen e kohës së dëmtimit dhe ne nuk mund ta përballojmë atë. Pa të, megjithatë, ne fituam në Gjermani, kështu që edhe një herë do të luajmë si një ekip i shkëlqyeshëm. ”

Ndërsa një barazim do të shihte Realin dhe Gladbachun në fazat e eliminimit direkt, Conte u pyet nëse ai ka frikë nga një marrëveshje midis dy rivalëve në Grupin B.

“Nuk është një konkurs - bar' dhe nuk dëshiroj të dëgjojë sugjerime të tilla. Realiteti i fakteve thotë se ne jemi të detyruar të fitojmë kundër një ekipi të shkëlqyeshëm, megjithë mungesat," shtoi Conte. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat