“Nëse do të votonte publiku, Ibrahimovic do të kishte tetë Topa të Artë”

Futboll

“Nëse do të votonte publiku, Ibrahimovic do të kishte tetë Topa të Artë”

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 19:13
Zlatan Ibrahimovic

I ashtuquajturi super agjent ka folur për kualitetet e klientëve të tij, një ndër ta edhe suedezi enigmatik, i cili konsiderohet “lojtar i kompletuar”

Zlatan Ibrahimovic e ka “talentin e Lionel Messi dhe fuqinë e Cristiano Ronaldos”, ka thënë Mino Raiola, me sulmuesin e AC Milan që sipas tij do të fitonte tetë Topa të Artë, nëse do të ishte vota e publikut përcaktuese për këtë.

Suedezi enigmatik kurrë nuk ka qenë në garë për të fituar ndonjë çmim të njohur individual.

Ai ka qenë në listën e gjatë te të nominuarve në të kaluarën, por ka dështuar që të hy në top-treshen e Topit të Artë.

Messi dhe Ronaldo, në anën tjetër, e kanë fituar këtë çmim 11 herë, me super yllin e Barcelonës që e ka lënë pas Ronaldon pasi që e ka fituar gjashtë herë këtë triumf.

Riaola beson se Ibrahimovic njihet edhe si një person që ka shumë publik kështu që nëse do të votohej me atë ndryshe do të ishin sill gjërat.

Ai e konsideron yllin e kuqezinjve, i cili ende është në formë edhe pse 39 vjet, që të jetë “lojtari më i kompletuar”, i cili pos trofeve të shumtë ka edhe 558 gola në karrierë dhe konsiderohet se ai ishte indikatori kryesor për këtë.

“Mund të them menjëherë që në mes të Cristiano Ronaldo, për të cilin jam fans dhe Messi, gjithmonë do ta zgjidhja portugezin”, tha Raiola për Tuttosport.

“Zlatan, në anën tjetër, është nga një planet me botë të tij. Ai është lojtari më i kompletuar në histori të futbollit”.

“Ai ka talent si Messi dhe fuqi si CR7. Nëse Topi i Artë do të ishte votuar nga publiku, unë e di që ai do t’i fitonte tetë”.

Ibrahimovic për momentin është klient i Raiolas bashkë me portierin e vlerësuar lartë, Gianluigi Donnarumma.

21 vjeçari është thënë se do të largohet nga San Siro në të kaluarën pasi që kontrata e tij i skadon në verën e vitit 2021.

Raiola është i qetë kur pyetët për zgjatjen e mundshme të kontratës së italianet, me të gjitha opsionet që ka para se të mendojë për ndonjë klub tjetër.

“Ai është lojtar i Milanit për momentin, pastaj do ta shohim”, shtoi Raiola.

“Sigurisht, Gigio nuk është më sikurse ka qenë para katër viteve dhe ka shumë njerëz që do të pyesin për të. Por, unë do të ndalem këtu. Nuk dëshiroj që gjërat të trajtohen në media sikurse renovimi që ndodhi herën e kaluar”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat