Jamie Carragher: Paul Pogba është lojtari më i mbivlerësuar që kam parë në jetën time

Futboll

Jamie Carragher: Paul Pogba është lojtari më i mbivlerësuar që kam parë në jetën time

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 19:33
Jamie Carragher dhe Paul Pogba

Jamie Carragher i ka dhënë një goditje të ashpër Paul Pogbas, duke thënë në Sky Sports se anëtari i Manchester Unitedit është lojtari më i mbivlerësuar që ka parë ai ndonjëherë.

Legjenda e Liverpoolit ka reaguar në lidhje me deklaratën e agjentit e francezit, Mino Raiola se lojtari e dëshiron largimin nga Old Traffordi në janar.

“Çlirohuni. Unë e kam thënë këtë për 12 muaj, oh Zot, ai është lojtari më i mbivlerësuar që kam parë ndonjëherë në jetën time,” ka thënë Carragher në Sky Sports.

“Unë mendoj se të dy janë një për turp. Ne të gjithë do të fajësojmë agjentin tani dhe do të themi ‘pyesni Pogban’, çfarë mendon ai?”.

“Agjentët në këtë kohë, ata nuk janë vetëm agjentë. Ata janë prindër, ata janë shoku më i mirë, ata janë këshilltarët financiarë, rezervojnë pushime, shkojnë së bashku”.

“Ata të dy do të jenë të tillë. Ai do të jetë shoku më i mirë i Pogbas, kështu që Pogba do të jetë i vetëdijshëm për atë që do të dilte nga goja e tij”.

“Ai duhet të shkarkojë agjentin e tij. Është shumë, shumë e thjeshtë. Kjo është e gjitha që duhet të ndodhë”.

“Nuk e di se ku do të shkojë, kush do ta ketë?”, ka shtuar më tej legjenda e The Reds.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat