Lazio siguron kualifikimin, Dortmundi shkon tutje si i pari

Futboll

Lazio siguron kualifikimin, Dortmundi shkon tutje si i pari

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 20:59
Pamje nga ndeshja

Lazio ka arritur të kualifikohet në fazën e eliminimit direkt në garën më të madhe për klube në kontinentin e vjetër, Ligën e Kampionëve.

Biancoçelestët luajtën baras 2-2 me skuadrën belge Club Brugge, me ç’rast arritën ta mbajnë vendin e dytë, vend ky që mund të rrezikohej vetëm me fitoren e mysafirëve.

Correa hapi serinë e golave në minutën e 12′, para se Vormer t’i barazojë shifrat në të 15’tën.

Immobile në minutën e 27′ shënoi nga pika e bardhë, kurse Vanaken 14′ minuta para fundit regjistroi shifrat përfundimtare, Lazio 2, Club Brugge 2, teksa kujtojmë se nga minuta e 39′, italianët ishin me një futbollist më shumë në fushë, pas përjashtimit të Sobol.

Në anën tjetër, Dortmundi ka shkuar tutje si i pari, çka do të thotë se në raundin e ardhshëm do të ndeshet me ekipet e pozitave të dyta.

Driussi realizoi për Zenitin në minutën e 16′, kurse Pisczczek dhe Witsel shënuan në fraksionin e dytë, për ta siguruar vendin e parë në grup.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat