Komisioni Disiplinor dënon Devollin

Futboll

Komisioni Disiplinor dënon Devollin

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 11:18
Komisioni Disiplinor dënon Devollin

Lideri i Superligës së Kosovës në futboll, Drita sot udhëton drejt Skenderajt për ta zhvilluar ndeshjen e javës së 17-të ku ballafaqohet me Drenicë.

Drenica është duke kaluar momente të vështira pasi në katër ndeshjet e fundit ka marrë katër humbje, derisa sfidën e sotme e bënë më të vështirë edhe mungesa e trajnerit Bledar Devolli i cili është dënuar nga ana e Komisionit Disiplinor i FFK-së me dy ndeshje mosdrejtim të skuadrës.

Devolli u ndëshkua me karton të kuq në sfidën ndaj Arbërisë, kështu që Drenicën sot do ta udhëheq ndihmëstrajneri

Vendimi i Disiplinorit:

BLEDAR DEVOLLI; kryetrajner i klubit të futbollit DRENICA nga Skenderaj me numër të ID kartelës ; 009906M78 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së ; XVI-të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; ARBERIA – DRENICA e zhvilluar me datë 05.12.2020 në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë. Raportet zyrtare; ndëshkimi me karton të kuq; minuta e 65 sharje dhe ofendime me ton të lartë drejtuar gjyqtarit kryesor të ndeshjes).

Bazuar në nenin 42.1 pika d e Rregullores disiplinore; DENOHET për 2 (dy) ndeshje ndalesë në udhëheqjen e ekipit për ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat