Solskjaer gjen justifikim

Futboll

Solskjaer gjen justifikim

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 13:44
Solskjaer gjen justifikim

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, pretendon se Manchester Unitedit i mungoi fati në humbjen kundër RB Leipzig, e cila e vulosi eliminimin e djajve të kuq nga Liga e Kampionëve.

Unitedi u mposht 3:2 nga klubi gjerman dhe sezonin do ta vazhdojë në Ligën e Evropës.

Pas ndeshjes, Solskjaer i lavdëroi bashkëlojtarët e vet, por e pranoi se nuk luajtën mjaftueshëm mirë të martën.

“Skuadra është e mirë, lojtarët janë ekip dhe janë të bashkuar”, tha Solskjaer.

“Ata treguan shpirt të madh luftarak për ta përmbysur rezultatin por e nisëm tepër vonë. Nuk duhet t’ia falnim kundërshtarit një epërsi prej 3:0”, shtoi ai.

“Mendoj se ne ishim të pafat kah fundi i ndeshjes. Nuk ishim mjaftueshëm të mirë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat