Prishtina e fuqishme, fut edhe më shumë në krizë Gjilanin 

Futboll

Prishtina e fuqishme, fut edhe më shumë në krizë Gjilanin 

Nga: K.Goca Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 14:48
Prishtina e fuqishme, fut edhe më shumë në krizë Gjilanin 

Prishtina kthehet me tri pikë të mëdha nga Gjilani, duke e ruajtur hapin në luftë për titullin e kampionit. 

Bardhekaltrit ngadhënjyen me rezultat 3:0 ndaj Gjilanit, në kuadër të javës së 17-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Vendasit u orvaten deri në fund por nuk arritën ta shpërthejnë mbrojtjen e fortë të Prishtinës.

Golat i shënuan Kastrati (41’ – autogoool), Kryeziut (45’), LIlaj (86’-nga penalltia).

Prishtina renditet në vend të tretë me 28 pikë, ka 11 me pak se lideri Drita dhe Gjilani bie në pozitën e pestë me 23 sosh. Prishtina të dielën e pret Ballkanin nga Theranda. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat