Mërgim Dervishaj për ndeshjen ndaj Barcelonës: Do të jetë e vështirë, do ta japim maksimumin

Futboll

Mërgim Dervishaj për ndeshjen ndaj Barcelonës: Do të jetë e vështirë, do ta japim maksimumin

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 16:06
Mërgim Dervishaj

Mabetex Prishtina, klubi kosovar i futsallit do të ballafaqohet me Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

Një “short” ëndërrash për klubin nga kryeqyteti kosoavar, pasi Barcelona është kampion aktual në kompeticionin, Liga e Kampionëve futsall.

Lojtari i Mabetex Prishtinës, Mërgim Dervishaj ka folur për këtë ballafaqim, ku ka theksuar se është një short i vështirë –  por të gjithë do ta japin maksimumin në këtë sfidë.

“Realisht është një short i vështirë pasi siç e dimë FC Barcelona është një nga klubet më të mira në Europë për futsal, megjithatë do jetë kënaqësi të përballemi me një ekip që ka kualitete të tilla dhe do mundohemi të bejmë më të mirën”, tha fillimisht Mërgim Dervishaj.

Më pas, Dervishaj theksoi se takimi do të jetë i vështirë – por skuadra udhëton në Kataluni për rezultat pozitiv.

“Duke parë dallimin e madh në kualitet mes dy ekipeve padyshim që do jetë një ndeshje mjaft e vështirë, por ne shkojmë për një rezultat pozitiv – pasi nuk kemi presion mbi vete dhe do jetë më e lehtë t’i shfaqim kualitetet tona. Pra tifozeve tone ju premtojmë një paraqitje dinjitoze nga FC Prishtina dhe ndoshta edhe një fitore”, përfundoi Dervishaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat