​Shpaloset lista, ja emrat e trajnerëve që po presin për të marr drejtimin e United

Futboll

​Shpaloset lista, ja emrat e trajnerëve që po presin për të marr drejtimin e United

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 20:52
Ilustrim

Ole Solskjaer e ka gjithnjë e më shumë të rrezikuar pozitën e tij si kryetrajner i Manchester United në “Old Trafford” e sidomos tani që “Djajtë e Kuq” janë përshëndetur nga Liga e Kampionëve pas asaj humbje të hidhur kundër gjermanëve të RB Leipzig.

Nga viti 2013 deri më sot, Manchester ka ecuri te keqe që pas ikjes së Alex Ferguson. Investimet e mëdha shpesh janë drejtuar keq. Ish-trajneri i Juves Maximiliano Allegri ose Mauricio Pochettino do të ishin trajnerët e përsosur në këtë kohë të vështirë.

“Do të duhej një Allegri në “Old Trafford”, me një farë urgjence dhe pa vonuar shumë. Ose një Pochettino”, ka thënë analisti Alfredo Pedulla.

Edhe nga Gjermania flitet për emrin e Thomas Tuchel, jo më i qetë dhe i blinduar në Paris Saint-Germain. Sigurisht një udhëzues i sigurt për Manchester United, një menaxher që justifikon shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat