Kojasheviq të Feronikeli?

Futboll

Kojasheviq të Feronikeli?

Nga: K.Goca Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 21:44
Kojasheviq të Feronikeli?

Sulmuesi malazez Damir Kojasheviq, sipas burimeve nga Mali i Zi, është shumë afër që të firmos me ekipin e Feronikelit nga Drenasi.

Futbollisti Kojasheviq ka 33 vjet, së fundi ka luajtur për Sutjeskën e Nikshiqit dhe ka një përvojë të mirë.

Sipas burimeve jozyrtare, ai pritet që nesër të nënshkruajë me klubin nga Drenasi.

Gjithçka do të dihet nesër se a do të përforcohet “Nikli” me këtë lojtar, që në të kaluarën ka luajtur edhe për Astanën, Vardarin e Shkupit, Vojvodinën e Novi Sadit, Radniçkin e Nishit, Deçiqin nga Tuzi, Jagiellonab etj. po ashtu edhe për Kombëtaren e Malit të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat