Klopp: Nuk i kam parë xhirimet

Futboll

Klopp: Nuk i kam parë xhirimet

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 11:12
Nuk i kam parë xhirimet

Jurgen Klopp ka pranuar se mund të ketë ndërruar mendim lidhur me nevojën për VAR në futboll, pas një tjetër ndeshjeje të Liverpoolit me kundërthënie në Ligën e Kampionëve.

Redsat luajtën baras (1-1) kundër Midtjylland të mërkurën, ku kishte pasur intervenime të shumta nga dhoma e video-asistencës.

Gjatë ndeshjes pati vonesa të shumta dhe ndërhyrje në vendime që duket se e kanë mërzitur strategun gjerman.

“Thjesht, zgjati shumë. Nuk i kam parë xhirimet, nëse kanë pasur të drejtë apo e kanë pasur të vështirë të marrin vendim, por zgjati tri apo katër minuta, dhe në të ftohtë për djemtë, është shumë vështirë”.

“Kam qenë një prej njerëzve që kanë thënë: ‘Po, VAR-i është ide e mirë’, por të jem i sinqertë, tashmë nuk jam i sigurt nëse do ta thosha përsëri të njëjtën gjë.

Tash e kemi dhe duhet të merremi me të”, ka thënë Klopp në një konferencë për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat