​Pritet largimi i Zidane nga Real Madridi

Futboll

​Pritet largimi i Zidane nga Real Madridi

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 11:22
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane thuhet se do të largohet nga skuadra e Real Madridit në fund të këtij edicioni, pasi që kërkesat e tij drejt krerëve të klubit nuk i janë përmbushur.

“Diariogol” mëson se Zidane iu kishte treguar klubit se dëshirat e tij për këtë edicion kanë qenë Sadio Mane, Paul Pogba dhe Eduardo Camavinga, por që ato nuk u plotësuan nga presidenti i klubit.

Kështu duke mbetur vetëm me lojtarët që kishte në dispozicion edicionin e kaluar.

Mediumi spanjoll tregon se Zidane pritet të largohet nga “Bernabeu” në fund të këtij edicioni, me marrëveshje të përbashkët me klubin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat