Shqipëria dhe Kosova e mbyllin vitin duke mos ndryshuar pozicione

Futboll

Shqipëria dhe Kosova e mbyllin vitin duke mos ndryshuar pozicione

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 18:13
Shqipëria dhe Kosova e mbyllin vitin duke mos ndryshuar pozicione

FIFA ka publikuar renditjen e re për muajin dhjetor dhe si Shqipëria, ashtu edhe Kosova, nuk ka lëvizur nga pozita që ishin edhe muajin e shkuar.

Shqipëria u promovua në Ligën B të Ligës së Kombeve pas dy fitoreve muajin e shkuar ndaj Kazakistanit e Lituanisë.

Kuqezinjtë e mbyllën në pozitën e 66 me 1360 pikë, aq sa pati edhe gjatë muajit të shkuar.

Edhe Kosova e mbyll në vend të 117-të, pasi këtë muaj renditet me 1155 pikë, si në nëntor. Muajin e shkuar, Kosova e mbylli edicionin e dytë të Ligës së Kombeve, me një fitore dhe një humbje.

Në krye të renditjes mbetet Belgjika që ka 1780 pikë, e ndjekur nga Franca (1755) dhe Brazili (1743).

Anglia (1670), Portugalia (1662), Spanja (1645), Argjentina (1642), Uruguai (1639), Meksika (1632) dhe Italia (1625) e mbyllin top 10-shin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat