Shumë skuadra vihen pas Jesse Lingard

Futboll

Shumë skuadra vihen pas Jesse Lingard

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 18:50
Jesse Lingard

Jesse Lingard është futur në vitin e fundit të kontratës me Manchester United.

Mesfushori ofensivë anglez ende nuk ka marrë propozimin nga klubi për rinovimin e kontratës.

Kontrata aktuale e reprezentuesit anglez me Djajtë e Kuq skadon në verën e vitit 2021, ndërsa shumë skuadra janë vënë pas tij.

28-vjeçari nuk ka pasur hapësira të shumta nën urdhrat e trajnerit Ole Gunar Solskjaer dhe dëshiron një skuadër ku mund të luaj rregullisht, pasi qëllimi i tij është të luaj me Anglinë në Euro 2021.

Mediat angleze kanë raportuar se për lojtarin interesim ka nga Liga Premier, si dhe nga Italia, Spanja e Portugalia.

Everton, Tottenham Hotspur, West Ham United e Arsenal e duan Lingardin në janar.

Ndërkohë Roma në Itali, Real Sociedad në La Liga dhe Porto në Portugali gjithashtu kanë shprehur interesim për të.

United mund ta lejoj anglezin të largohet në janar për një shumë prej pesë milionë eurove. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat