Raiola ia dërgon edhe një sulmues Dortmundit

Futboll

Raiola ia dërgon edhe një sulmues Dortmundit

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 19:39
Mino Raiola

Mino Raiola do ta përforcojë Borussia dortmundin edhe me një sulmues tejet cilësorë.

Pasi në janarin e këtij viti e dërgoi te Dortmund sulmuesin Erling Haaland, menaxheri i famshëm holandez do ta dërgojë edhe një klient të tij te verdhezinjtë.

Fjala është për sulmuesin holandez Donyell Malen i cili ka shkëlqyer kohëve të fundit me PSV Eindhoven.

Gjiganti gjerman e sheh holandezin si zëvendësuesin adekuat për Jadon Sanchon, ku po planifikohet shitja e tij në verën e vitit 2021.

Për të arritur deri te Malen, BVB janë gati të shpenzojnë rreth 30 milionë euro.

21-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme, ku në 18 ndeshje këtë edicion ka shënuar 12 gola e ka bërë tre asistime.

Për lojtarin interesim kanë shprehur edhe skuadra tjera të mëdha evropiane si Milan, Roma, Arsenal e Atletico Madrid.

Por marrëdhënia e mirë e Raiolas me Dortmundin ka bërë që agjenti i famshëm ta këshillojë klientin e tij të bashkohet me klubin gjerman.

Sport Bild ka raportuar se Dortmund është gati ta blejë lojtarin në janar dhe ta lë atë në huazim te PSV deri në verën e vitit 2021 kur do t’i bashkohej pastaj Malen klubit gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat